Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ai është i vetmi që mund të fitojë kundër Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në vitin 2023.
Në një intervistë ekskluzive për CNN, Biden tha gjithashtu se ende nuk e ka vendosur përfundimisht nëse do të kandidojë, diçka që as rivali i tij në zgjedhjet e kaluara nuk e ka bërë.
“Çështja kryesore sigurisht është se kur do të shpallni zyrtarisht nëse do të kandidoni apo jo për vitin 2024, mendoni se do të merrni një vendim brenda fundit të vitit?”, e pyeti gazetari Tapper presidentin.
“Shiko, nuk do merrem me vendimin tim, do merrem me vitin që vjen pas zgjedhjeve të nëntorit, më pas do të nis procesin e vendimmarrjes”, tha Biden.
I pyetur nëse sipas llogarive të tij, mendonte se mund të mposhte Trump, Biden u përgjigj: “Besoj se mund ta mposht prapë Donald Trumpin”.
Zgjedhjet e kaluara ishin ndër më të kontestuarat në SHBA.
Të dy kandidatët morën një numër rekord votash, por në fund Biden doli fitimtar.
Trump akuzoi për manipulim të votës me postë, që u masivizua për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Retorika e tij, sidomos në një fjalim ditën e zyrtarizimit të Biden, u pasua me një protestë të dhunshme më 6 janar 2021, ku mbështetës të Trump u futën brenda godinës së Kongresit amerikan./a2cnn/
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Hakimi hyn në histori të...
“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” R...
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...