Senatori Bernie Sanders, i cili kandidoi pa sukses për të qenë i nominuari i Demokratëve për president këtë vit, ka thënë se i uron Donald dhe Melania Trump një “shërim të plotë dhe të shpejtë”.
Ai këto komente i bëri gjatë një fjalimi në Neë Hampshire, ku edhe dha mbështetjen për mikun e tij Joe Biden, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

“Ajo që na kanë thënë ditët e fundit është, nëse kishte ndonjë dyshim, tani duhet të jetë e qartë se askush, askush nuk është i sigurt nga kjo pandemi,” tha ai para audiencës.
Donald Trump dhe gruaja e tij, Melanie, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus një ditë pas debatit të parë televiziv me Joe Biden. Trump vazhdon të marrë mjekimet në spital, ndërsa mjekët kanë theksuar se gjendja e tij është stabile./arbresh.info/
Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë n...
Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja,...
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...