Në Bejrut të Libanit kanë shpërthyer protestat antiqeveritare pas revoltës nga tragjedia e ditëve të fundit. Protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë libaneze pranë ndërtesës së parlamentit.
Shumë njerëz në Liban thonë se pakujdesia e qeverisë çoi në shpërthim, i cili vrau të paktën 154 njerëz dhe plagosi rreth 5,000 të tjerë. Shpërthimi shkatërroi lagje të tëra në kryeqytet. Dhjetëra njerëz ende konsiderohen të zhdukur. Agjencia shtetërore e lajmeve tha se 16 persona janë arrestuar, si pjesë e një hetimi të shpallur nga qeveria.
Zyrtarët besojnë se shpërthimi u shkaktua nga 2,750 tonë nitrat amoni, që ishte ruajtur në mënyrë të pasigurt që nga viti 2013. Por, Presidenti i Libanit nuk përjashton as mundësinë e shpërthimit nga ndonjë raketë ose bombë, teori që fillimisht ishte kundërshtuar./shprehja/
“Gjyshe, ulu”: Momenti kur ushtria ukrainase shpëton një 77-...
Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur
Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet ...
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022
Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në...
Gold AG publikon foto të veçantë me të bijën: E mira e babit...