Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas lajmit të tërmetit tragjik në Marok.
Begaj tha se shteti shqiptar ndihet zemërthyer nga pasojat që ka shkaktuar tërmeti dhe shpreh ngushëllime për familjet e prekura nga kjo tragjedi.
“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, ka shkruar Begaj.
Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6.8 kanë humbur jetën deri më tani mbi 600 persona. Mbi 300 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Autoritetet thonë se numri i viktimave dhe të plagosurve mund të rritet për shkak se ka ende persona nën rrënoja. Për këtë arsye vijon puna nga ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e tyre./Arbresh.info/
Heartbroken by the horrific earthquake that hit Morocco.
We stand with the people of Morocco, and send our sincere condolences to the families who are affected by this tragedy.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 9, 2023
lexo edhe:
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1