Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione ndaj shtatë zyrtarëve të sigurisë së Mianmarit, për shkak të asaj që diplomatët evropianë e kanë cilësuar si shkelje të vazhdueshme të të drejtave të myslimanëve Rohingya.
Të shtatë personat do të përballen me ngrirje të aseteve dhe ndalim të udhëtimit në vendet e Bashkimit Evropian, transmeton Reuters.
Sanksionet do të përbëjnë ndryshim të diplomacisë të BE-së, e cila kishte pezulluar masat e saj kufizuese në shtetin e Azisë Juglindore më 2012 për të mbështetur qeverisjen demokratike në vitet në vijim.
Mirëpo vështirësitë me të cilat janë përballur rreth 700,000 myslimanë Rohingya në shtetin Rakhine dhe e cila është cilësuar spastrim etnik nga Kombet e Bashkuara, kanë ndikuar në tensionimin e marrëdhënieve.
Mainmari në anën tjetër kundërshton çdo keqbërje.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj këtij shteti, në përgjigjje të kryengritjes kundër minoritetit Rohingya./rel
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...