Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas ka bërë të ditur se blloku evropian po rrit prodhimin e armëve për Ukrainën.
“Ne i dimë nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe BE-ja po rrit prodhimin e armëve për të përshpejtuar dërgesat”, shkroi Kallas në platformën sociale X pas takimit të saj me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov.
Kallas theksoi se “Evropa qëndron me Ukrainën dhe rezistencën e saj të guximshme kundër agresorit brutal rus”. Komentet e shefes së politikës së jashtme të BE-së erdhën një ditë pas samitit të posaçëm të Këshillit të BE-së për mbrojtjen evropiane dhe Ukrainën.
Të gjitha vendet anëtare në takim, përveç Hungarisë, mbështetën një deklaratë në mbështetje të Ukrainës.
“Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojat e saj për sigurinë evropiane dhe globale në një mjedis në ndryshim përbëjnë një sfidë ekzistenciale për BE-në”, u theksua në dokument, duke u zotuar se blloku evropian do të intensifikojë dhe përshpejtojë mbështetjen për Ukrainën derisa SHBA-ja tërheq mbështetjen ushtarake dhe të inteligjencës.
I gjithë blloku gjithashtu ra dakord për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.
“Sot, Evropa ndërmori hapa të rëndësishëm për të investuar më shumë në mbrojtje dhe për të përshpejtuar prodhimin dhe dërgimin e armëve. Momenti është tani. Ukraina duhet të marrë atë që i duhet për të mbrojtur veten”, shkroi Kallas mbrëmë.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...