Bashkimi Evropian do të ndalojë plotësisht importin e gazit rus deri në fund të vitit 2027, do të minimizojë importet e naftës nga Rusia, si dhe do të ndërmarrë masa për të reduktuar ndjeshëm varësinë nga sektori bërthamor rus, përfshirë kufizimin e furnizimit me uranium të pasuruar.
Këto masa janë bërë të ditura nga Komisioneri Evropian për Energjinë, Dan Jørgensen, gjatë një prezantimi në Strasburg
Sipas Jørgensen, këto vendime janë pjesë e një strategjie të gjerë për ndërprerjen e importit të burimeve energjetike nga Rusia, përfshirë edhe intensifikimin e përpjekjeve për të luftuar të ashtuquajturën “flotë në hije” që përdor Rusia për të shmangur sanksionet.
“Bashkimi Evropian synon të ndërpresë plotësisht importin e gazit rus deri në fund të vitit 2027,” deklaroi ai.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...