“Kjo është një përgjigje e matur dhe proporcionale ndaj vendimit të njëanshëm dhe të paligjshëm të marrë nga Shtetet e Bashkuara”, tha nënpresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç.
Bashkimi Evropian tha se do të vendosë tarifa “ribalancuese” mbi disa prodhime bujqësore dhe të tjera të SHBA-së.
Trump ka vënë tarifa prej 25% në importet e çelikut dhe 10% në importet e aluminit nga Evropa, që nga 1 qershori.
Ai ka thënë se me këtë veprim synohet të mbrohen interesat e sigurisë kombëtare në SHBA, por, sipas evropianëve, ai është thjesht proteksionizëm dhe thyen rregullat globalë të tregtisë.
Bashkimi Evropian – blloku më i madh tregtar në botë – e ka çuar rastin edhe në Organizatën Botërore të Tregtisë.
“Reagimi i BE-së është plotësisht në përputhje me ligjin ndërkombëtar të tregtisë. Na vjen keq që SHBA-ja na ka lënë pa asnjë mundësi tjetër për të mbrojtur interesat e BE-së”, tha përmes një deklarate komisionarja për Tregti e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron