Takimet e ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel duan të gjejnë një rrugëdalje të krizës me Iranin për çështjen e marrëveshjes bërthamore, tha ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.
”Britania e Madhe beson se mbajtja e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mbetet mënyra më e mirë për të mbajtur Lindjen e Mesme pa armë bërthamore”, u tha Hunt gazetarëve në Bruksel para fillimit të takimit.
”Irani është ende në kohë për largimin e zhvillimit të një arme bërthamore duke lënë një dritare të vogël për të mbajtur marrëveshjen gjallë”, shtoi ai.
“Ajo që ne po kërkojmë është t’i japim Iranit një rrugëdalje nga kjo, kështu që ata mund të kërkojnë të mbeten brenda marrëveshjes bërthamore”, tha Hunt.
Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth tha se ministrat e BE po planifikojnë të diskutojnë se kur do të aktivizojnë një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi marrëveshjen bërthamore./atsh/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...