Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja është e gatshme të dërgojë një ekip hetuesish në Ukrainë, për të dokumentuar krimet e luftës.
Ajo këtë njoftim e bëri në Twitter, pasi bisedoi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar se “vrasjet e civilëve në Bucha dhe vendet tjera në Ukrainë, po ndodhin çdo ditë e më shumë”.
Ky ekip i hetuesve do të koordinohej me zyrën e kryeprokurorit të Ukrainës, për t’i mbështetur nga Europol që ndryshe njihet si policia evropian dhe departamenti i drejtësisë Eurojust.
Imazhet shokuese të kufomave të civilëve nëpër rrugët e Bucha, në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës – Kiev, kanë nxitur reagime të ashpra nga faktori ndërkombëtar – duke dënuar rëndë veprimet e ushtrisë ruse. /arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...