BE do të nisë një program për të studiuar variantet Covid-19 dhe për të prodhuar vaksina “të gjeneratës së dytë” kundër varianteve të reja që priten të sulmojnë në të ardhmen, ka thënë presidenti i Komisionit.
Programi “Inkubatori HERA”, i cili fillon të mërkurën do të sjellë së bashku industrinë farmaceutike, laboratorët, autoritetet shëndetësore dhe studiuesit, i tha Ursula von der Leyen të përditshmen franceze Les Echos, transmeton portal arbresh.info
“Virusi ka evoluar dhe do të vazhdojë të zhvillohet,” tha një zëdhënës i bllokut, i cili është kritikuar për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave deri më tani.
“Është shumë e rëndësishme që ne të përgatitemi për mutacionet e reja”, tha von der Leyen.
Shteteve anëtarë do t’u kërkohet gjithashtu të kontribuojnë me fonde shtesë në mënyrë që BE të përshtatet dhe modifikojë kontratat e nënshkruara tashmë me ofruesit e vaksinave dhe të sigurojë doza kundër varianteve të ardhshme, njoftoi Bloomberg.
Me vonesat në shpërndarjen e tre vaksinave tashmë të autorizuara nga AstraZeneca, Pfizer / BioNTech dhe Moderna, rregullatori i ilaçeve të BE-së është nën presion nga kryeqytetet europiane për të shpejtuar më shumë në shërbim.
Gjiganti farmaceutik amerikan Johnson & Johnson është i fundit që ka aplikuar për autorizim për vaksinën e tij të kundër koronavirusit në BE./arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...