Hungaria vazhdon ta kundërshtojë idenë që BE-ja ta ndalojë importin e gazit dhe naftës ruse, tha zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.
“Pozicioni i Hungarisë për çdo embargo ndaj importeve të gazit dhe naftës nuk ka ndryshuar. Ne nuk e mbështesim idenë”, i tha Kovacs Reuters.
Bashkimi Europian duket se do ta shpallë ndalimin e importeve të naftës ruse si pjesë e një pakete të re sanksionesh, e cila po diskutohet këtë javë.
Disa diplomatë thanë se ndalimi i importeve të naftës u bë një opsion i zbatueshëm pas kthesës së Gjermanisë, e cila tha më herët se një masë e tillë do t’i bënte shumë dëm ekonomisë gjermane. Megjithatë, vendimi për ndalimin e importit të naftës ruse në nivel të BE-së nuk mund të merret pa pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...