Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian i kanë ripërsëritur thirrjet për largim të menjëhershëm të bllokadës humanitare në Rripin e Gazës, si dhe kanë paralajmëruar Izraelin rreth planit të ri për ndryshimin e sistemit të ndihmave.
“Si fuqia okupuese, Izraeli është i obliguar nga e drejta ndërkombëtare që të garantojë arritjen e ndihmës humanitare për popullatën në nevojë”, ka thënë shefja për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, komisionerja për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, dhe komisionerja për Mesdheun, Dubravka Suica, përmes një deklarate të përbashkët.
Në deklaratë gjithashtu u bë thirrje për armëpushim dhe lirim të menjëhershëm të pengjeve, teksa është shprehur shqetësim edhe për sistemin e ri të ndihmave të miratuar nga Izraeli më 4 maj.
Sipas BE-së, sistemi i ri cungon parimet humanitare duke e kaluar shpërndarjen e ndihmës tek aktorët johumanitarë dhe firmat private të sigurisë – lëvizje që njëkohësisht është kritikuar edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe grupet e ndihmës./abcnews.al
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...
Stuhitë godasin Australinë Perëndimore, mijëra njerëz pa ene...
Hoxha me komandantin e KFOR-it: Garanci kyçe për stabiliteti...
Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e ujitjes në Zasellë
Rekordmeni i Premier League, James Milner tërhiqet përfundim...