Bashkimi Evropian do të forcojë kontrollin e shëndetit mendor të pilotëve, pas rrëzimit të një aeroplani të kompanisë Germanwings, në vitin 2015.
Komisioni Evropian tha të mërkurën se rregullat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi në vitin 2020, do t’i detyrojnë kompanitë ajrore të bëjnë vlerësimin psikologjik të pilotëve përpara se ata të nisin fluturimin.
Me rregullat e reja do të kërkohen edhe teste sistematike të pilotëve dhe ekuipazhit tjetër, për substanca psikoaktive, përpara se ata të punësohen.
Më 2015, piloti Andreas Lubitz është mbyllur në kabinë, duke lënë jashtë kapitenin e tij, dhe ka përplasur aeroplanin e kompanisë Germanwings në malet e Francës.
Të 150 njerëzit në bord kanë humbur jetën.
Lubitz ka vuajtur nga depresioni disa vite më herët, por autoritetet dhe kompania e tij ajrore më vonë e kanë konsideruar atë të aftë për të fluturuar.
Ato kanë thënë se nuk e kanë ditur se atij i janë kthyer problemet me shëndetin mendor.
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...