“Lufta e Sirisë nuk ka mbaruar, dhe liderët terroristë duan që kjo luftë të zgjasë sa më shumë”, ka deklaruar Presidenti sirian, Bashar al-Assad.
Në një intervistë për median ruse, Sputnik, ai tha se terroristët kanë në kontrollë disa zona të Sirisë dhe sipas tij, ata janë duke kryer ‘lloje të ndryshme të krimeve dhe vrasjeve’, transmeton portal arbresh.info

“Dy vjet më parë, ne kemi filluar zbatimin e një plani për të modernizuar ushtrinë tonë dhe kemi ndërmend të kryejmë atë modernizim në bashkëpunim me Ministrinë Ruse të Mbrojtjes, sepse ushtria jonë është mbështetur në armët ruse për dekada”, tha presidenti sirian.
Ai nuk donte të tregonte se cilat lloje të armëve ruse vendi i tij është i interesuar të blejë.
Lufta civile që ka filluar që në vitin 2011, ka lënë të vdekur me qindra mijëra persona, dhe ka zhvendosur nga vendi me miliona njerëz, të cilët janë larguar nga Siria për të marrë rrugën drejt vendeve të pasura të BE-së./arbresh.info/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj