Pesë persona humbën jetën në një zjarr të fuqishëm që përfshiu një banesë në një qytet të vogël në Francën lindore, njoftuan këtë të diel, 30 nëntor 2025, autoritetet lokale.
Prokuroria e Nancy-t ka hapur një hetim, ndërsa rreth 70 zjarrfikës me afro 40 mjete ndërhyrëse u angazhuan gjatë natës për shuarjen e flakëve në Neuves-Maisons, sipas Prefekturës së Meurthe-et-Moselle.
Një person i gjashtë u trajtua në spital, pasi kishte thithur shumë tym, por është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas medias lokale “Ici Lorraine”, viktimat janë një çift dhe tre të rinj të moshës 17 deri në 20 vjeç, që dyshohet të jenë djali i çiftit dhe dy miqtë e tij. /abcnews.al/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C