Së paku 23 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë lënduar pas një sulmi në një kafene në qytetin Coatzacoalcos të Meksikës.
Sulmuesit ia vunë qëllimisht flakën lokalit, duke vrarë 15 burra dhe 8 gra. Autoritetet nuk kanë dhënë informata për gjendjen e personave të plagosur.
Zyra e prokurorit shtetëror në rajonin e Veracruz-it në Gjirin e Meksikës tha se kërkimet për t’i gjetur sulmuesit janë duke vazhduar.
Guvernatori i këtij rajoni, Cuitlahuac Garcia, tha se ky incident është i lidhur me një mosmarrëveshje mes bandave.
Dyshohet se zjarri në këtë lokal është shkaktuar nga bombat me benzinë.
Tragjedia ndodhi gati tetë vjet pas një zjarri të tmerrshëm që ishte shkaktuar në një kazino, ku kishin vdekur 52 njerëz.
Ky rast dhe vrasja e 19 njerëzve në Uruapan më herët këtë muaj pritet të ngjallë frikë për kthimin e dhunës mes bandave të drogës, e cila ishte përhapur shumë nga viti 2006 deri në vitin 2012, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit