Avokatët e ish-presidentit Donald Trump thonë se mbajtja e dokumenteve sekrete në shtëpinë e tij në Florida është thjeshtë një “mosmarrëveshje” mbi vendin e ruajtjes së tyre.
Ata i kërkuan një gjykatëseje të hënën që të mbajë në fuqi urdhërin që ndaloi përkohësisht aspektet kryesore të hetimit penal të Departamentit të Drejtësisë.
Avokatët e Trump thanë gjithashtu se ata kundërshtojnë kandidatët e propozuar nga Departamenti i Drejtësisë për një ekspert ligjor të pavarur, i cili do të ngarkohet me shqyrtimin e dokumenteve të sekuestruara gjatë kontrollit të FBI-së në Mar-a-Lago muajin e kaluar.
Departamenti i Drejtësisë tha se, përveç dy ish-gjykatësve të propozuar (Barbara Jones dhe Thomas Griffith), do të ishte i gatshëm të rekomandonte një nga përzgjedhjet e ekipit të avokatëve të zotit Trump.
Avokatët e ish-presidentit Trump kanë propozuar gjykatësin e gjykatës federale në Brooklyn të Nju Jorkut, Raymond Dearie dhe avokatin e njohur nga Florida Paul Huck Jr., për postin e ekspertit të pavarur ligjor për çështjen e shqyrtimit të dokumenteve të marra nga FBI-ja në Mar-a-Lago.
Vendimi i gjykatëses federale Aileen Cannon për të miratuar kërkesën e avokatëve të ish-Presidentit Trump për emërimin e një eksperti të pavarur ligjor, ka ndalur hetimin penal të Departamentit të Drejtësisë lidhur me dokumentet sekrete të marra nga FBI-ja në Mar-a-Lago./voa/
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...