Qeveritë lokale në Gjermani kanë bërë thirrje për më shumë ndihmë nga homologët e tyre federalë për të integruar refugjatët në tregun e punës.
Rreth 600 mijë refugjatë pritet të kërkojnë përfitime sociale për shkak të papunësisë në vitin 2017, rreth 250 mijë më shumë se në vitin 2016, deklaron Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës Gjermane të Qyteteve dhe Komunave, shkruan “Deutche Welle”, transmeton portali arbresh.info
Vetëm 200 mijë refugjatë kanë arritur të gjejnë punë dhe kanë filluar të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore.
“Shifrat tregojnë se ne kemi ende shumë punë për të bërë deri në integrimin e plotë të refugjatëve në tregun e punës”, shtoi ai.
Kostroja e strehimit dhe administrimi i refugjatëve ka shkaktuar fërkime të mëdha në komunitetin gjerman gjatë fluksit të refugjatëve në vitin 2015-2016. Megjithatë, me mbylljen e rrugës Ballkanike, numri i refugjatëve që duan të hyjnë në Gjermani ka rënë ndjeshëm./arbresh.info/
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...