Koalicioni qeverisës i Austrisë ka rënë dakord të përfundojë furnizimin me gaz rus në vitin 2027 dhe e ka përfshirë atë në strategjinë e re të sigurisë së vendit.
Çështja aktualisht është në fazën e finalizimit, raporton Moscow Times.
Një nga arsyet pse Austria vendosi të heqë dorë nga gazi rus është se paratë që Moska merr nga shitja e karburantit përdoren për të financuar konfliktin në Ukrainë.
Qeveria austriake beson gjithashtu se varësia nga gazi rus kërcënon ekonominë austriake.
Sipas vlerësimeve të fundit, gazi natyror nga Rusia përbën 80-90 për qind të sasisë totale të gazit në tubacionet austriake.
Ministrja austriake e Energjisë Leonore Gevesler njoftoi në shkurt se synon të shqyrtojë mundësinë e daljes nga kontratat afatgjata midis kompanisë austriake të naftës dhe gazit OMV dhe Gazprom, të cilat janë të vlefshme deri në vitin 2040.
E rëndë/ Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti n...
Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit “Di...
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit të Apelit që aprovo...
Kurti premton kushte më të mira për studentët në Prishtinë: ...
Dybala po rinovon me Romën, pranon pagë 5 milionë euro më pa...
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Nëse dikujt i merr koka ...