Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka njoftuar masa të reja kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit, përfshirë edhe shtetrrethimin.
Kurz tha se restorantet do të mbyllen, përveç shërbimit “marr me vete”, transmeton portal arbresh.info
Masat e reja kanë ardhur si pasojë e situatës së paqëndrueshme për shkak të numrit në rritje të personave të infektuar me koronavirus.
Sa vitaminë D është e nevojshme për të parandaluar koronavirusin
Kufizimet përfshijnë shtetrrethimin nga ora 8 e pasdites në 6 të mëngjesit dhe masa do të hyjë në fuqi të martën, me 3 nëntor.
Kurz tha në konferencën për shtyp se dyqanet do të jenë të hapura, universitetet dhe shkollat e mesme do të punojnë në distancë dhe nivelet e ulëta të arsimit do të mbeten të njëjtat.
Hotelet do të jenë të mbyllura për të gjithë udhëtarët, përveç në rast të ndonjë biznesi ose vizite zyrtare./arbresh.info/
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...