Kancelari austriak, Karl Nechamer, ka dënuar vendimin e Rusisë për të njohur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, si dy republika të vetëshpallura në Ukrainën lindore.
“Vendimi i Presidentit rus, për të njohur rajonet në Ukrainën lindore është një shkelje e qartë e marrëveshjeve të Minskut dhe një goditje ndaj përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e krizës”, shkroi Nechamer në Twitter, transmeton portal arbresh.info
Ai njoftoi se gjatë ditës së nesërme ka thirrur në një seancë kabinetin qeveritar për kriza dhe se është konsultuar me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Layen dhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
“Ne mbetemi në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Europian”, tha ai.
Kremlini gjatë natës së sotme ka njoftuar se Rusia nje Donetsk dhe Luhansk si territore të pavarura.
“Unë e konsiderova të nevojshme marrjen e një vendimi që është pjekur për një kohë të gjatë – njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Republikës Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luganskut”, tha Putin në një fjalim televiziv.
Putin ndërkohë i ka bërë thirrje Ukrainës që të ndalojë “operacionet ushtarake” kundër seprataistëve pro-rusë.
Bashkimi Europian ka dënuar vendimin e Presidentit rus, ndërsa Ursula von der Layen ka theksuar se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar./arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun