Google ADS

Austria afër marrëveshjes për marrjen e vaksinës ruse

00:44 | 1 Prill 2021
Trina Galanxhi

Austria, në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, po i afrohet përfundimit të një marrëveshje mbi prokurimin e vaksinave ruse “Sputnik V”.

Këtë e ka bërë të ditur kancelari austriak, Sebastian Kurz në rrjetet sociale, transmeton portal arbresh.info

“Me një milion doza të Sputink V, ne mund të kthehemi në normalitet më shpejt,” shkroi kancelari austriak në profilin e tij në Facebook.

Megjithëse Agjencia Evropiane e Barnave ende nuk e ka miratuar vaksinën ruse të koronavirusit, Austria me sa duket ka vendosur të fillojë prokurimin dypalësh.

Besohet se dërgesat e para të vaksinës Sputnik V mund të arrijnë nga muaji prill.

Në muajt e fundit, Brukseli ka kritikuar vendet e tjera, të tilla si Hungaria, për prokurimin e vaksinave nga Rusia dhe Kina. Serbia, e cila shkoi në mënyrën e vet dhe, ndryshe nga BE, arriti të sigurojë sasi vaksinash që mundësuan vaksinimin masiv dhe është gjithashtu objekt kritikash./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale