Pesë alpinistë gjermanë u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë pas një aksidenti tragjik në Alpet Austriake, shkruajnë mediet atje, përcjell arbresh.
Disa helikopterë shpëtimi u dërguan në vendngjarje, 2,900 metra mbi nivelin e detit në Alpet Zillertal.
Alpinistët u rrokullisën të gjithë bashku nëpër shpatin e malit kur njëri prej tyre u rrëzua, duke tërhequr pjesën tjetër të grupit me të.
Ata ranë nga gati 200 metra lartësi.
Vetëm njëri prej tyre mbijetoi dhe u dërgua në spitalin e Salzburg, rreth 80 kilometra larg.
Zyrtarët thonë se alpinistët ishin nën kalimin e Mannlkarschartes, një zonë e pasur me shkëmbinj të thepisur.
Tre nga alpinistët që vdiqën ishin mbi 60 vjeç.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...