Australia do të zhvillojë një Komision Mbretëror Hetimor për sulmin me armë zjarri në plazhin Bondi, ku u vranë 15 persona gjatë një feste hebraike të Hanukkah-ut, njoftoi të enjten kryeministri Anthony Albanese.
Sulmi i 14 dhjetorit në plazhin e njohur të Sidneit tronditi vendin, i cili ka ligje të rrepta për armët, dhe nxiti thirrje për masa më të forta kundër antisemitizmit dhe për rritjen e sigurisë.
Policia australiane ka bërë të ditur se autorët e dyshuar, baba e bir, ishin frymëzuar nga grupi ekstremist Shteti Islamik.
Kryeministri Albanese deklaroi se Komisioni Mbretëror, forma më e fuqishme e hetimit publik në Australi, do të drejtohet nga gjyqtarja në pension Virginia Bell dhe do të ketë kompetenca për të detyruar dëshmitarët të japin prova.
Hetimi do të analizojë rrethanat e sulmit, përhapjen e antisemitizmit dhe çështjet e kohezionit shoqëror në vend, ndërsa raporti përfundimtar pritet të publikohet deri në dhjetor të këtij viti.
Fillimisht, Albanese kishte refuzuar kërkesat për ngritjen e një komisioni të tillë, duke argumentuar se procesi do të ishte i gjatë, por u përball me kritika nga komuniteti hebraik dhe familjet e viktimave. Ai tha se vendimi u mor pas konsultimeve të gjera me drejtuesit e komunitetit dhe familjarët e të prekurve.
Një rishikim i pavarur mbi veprimet e forcave të rendit, i shpallur muajin e kaluar, do të përfshihet gjithashtu në Komisionin Mbretëror dhe pritet të paraqesë gjetjet e para në prill.
Në Kupën FA mund të ketë befasi
Rama: Deputetët të angazhohen në terren për konstatimin e dë...
Shfuqizohet edhe Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Ngritët aktakuzë për vrasjen e policit Muhamet Lika në Kaçan...
Kushtetuesja rrëzon 12 vendime të Kuvendit të kontestuara ng...