Australia e ka ndryshuar tekstin e himnit kombëtar pas thirrjeve për njohjen e popullit autokton si civilizimi më i vjetër i vazhdueshëm në botë.
Saktësisht, shprehja “young and free” (“të rinj e të lirë”) u bë “we are one and free” (“jemi një e të lirë”), shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Ne jetojmë në një tokë të përjetshme të popujve të lashtë e të parë dhe i shkruajmë bashkë rrëfimet për më shumë se 300 grupe etnike dhe grupe të gjuhëve”, tha kryeministri australian, Scott Morrison.
“Himni ynë duhet ta pasqyrojë këtë. Ndryshimet që i kemi bërë dhe për të cilat njoftuam sot, mendoj unë, e arrijnë këtë qëllim”, shtoi ai.
Australia për dekada të tëra ka pasur vështirësi të arrijë pajtueshmëri me pasardhësit e popullit aborigjin, i cili kishte arritur në kontinentin e largët rreth 50.000 vjet para kolonizuesve britanikë.
Ideja për ndryshimin e tekstit të himnit erdhi nga kryeministrja e rajonit të Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian, e cila ka thënë se teksti i vjetër e linte anash kulturën krenare të kombeve të para. Kjo ide u mirëprit nga shumë ligjvënës.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...