Më shumë se 19,000 vende pune u humbën çdo ditë gjatë prillit në Australi.
E në vetëm një muaj punët e tyre kanë humbur mbi gjysmë milioni ose rreth 600.000 australianë si pasojë e koronavirusit, shkruan globalcitizen, transmeton arbresh.info.
Këto të dhëna janë nxjerrë nga raporti papunësisë në prill nga Byroja e Statistikave Australiane (ABS).

Kufizimet e vendosura në shkallë vendi dhe mbylljet e biznesit për shkak të pandemisë së koronavirusit COVID-19 rezultuan në rritjen e papunësisë me 594.3000 njerëz midis marsit dhe prillit – rritja më e pjerrët mujore në rekord dhe një shifër që lidhet me rreth 19.810 humbje pune në ditë.
Raporti i ABS, publikuar të mërkurën, tregon se niveli i papunësisë u rrit në prill në 6.2%, nga 5.2% sa ishte në mars.
Sipas Bjorn Jarvis, kreu i statistikave të punës në ABS, shifra është më e ulët sesa parashikonin ekonomistët.
Disa nga kompanitë kryesore që kontribuojnë në kolapsin e punësimit janë dy linjat ajrore kryesore të vendit, QANTAS dhe Virgin.
Gjithashtu edhe shitësi i madh me pakicë Myer përkohësisht mbylli të gjitha dyqanet , duke pezulluar 10,000 vende pune./arbresh.info/
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...
“Ku i ki djemtë në UÇK?”, dëshmitari thotë se u ndalua në ko...
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...