Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selanik të Greqisë. Sipas mediave helene ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia” pak para kabinave të pagesës në Oraiokastro.
I riu shqiptar me origjinë nga Elbasani, por lindur në Selanik e banues në Sozopoli të Halkidikisë është qëlluar teksa ishte duke lëvizur me motoçikletë.
Autorët e kanë ndjekur Ronaldo Pecakun dhe e kanë qëlluar në momentin që është futur në rrugën me pagesë. Ai ka marrë disa plumba në bark, por ka vazhduar që të drejtojë motoçikletën derisa është rrëzuar në tokë shumë pranë kabinës ku paguhet taksa e rrugës.
Menjëherë është njoftuar ambulanca që e ka transportuar 24-vjeçarin në spital dhe raportohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë.
Nga të dhënat e publikuara nga mediat greke rezulton se Pecaku ka precedentë penalë në shtetin helen dhe ishte dënuar në korrik të vitit 2021 për vjedhje dhe ishte liruar në muajin nëntor nga burgu./A2cnn
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet