Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka deklaruar se forcat siriane do të rimarrin kontrollin në qytetin Raqa dhe se qëllimi i tij që të rimerret në kontrollë ‘çdo pëllëmbë’ e Sirisë.
“Raqa është një symbol”, ka thënë Assad në një intervistë për mediat franceze, duke pohuar se sulmet xhihadiste të kryera në Francë ‘nuk janë domosdoshmërisht’ të planifikuara nga Shteti Islamik në Siri, transmeton portali arbesh.info.
“Shteti Islamik është afër Damaskut, afët secilit vend në botë”, tha Assad.
“Ata janë në Palmira dhe gjenden në pjesën lindore të Sirisë”, shtoi ai në intevistën e dhënë për Europe 1.
“Për ne të gjitha qytetet janë të njejta, si Raqa, Palmira, Idilib dhe të tjerat”, ka theksuar Assad.
Presidenti sirian tha se ‘është detyrë e çdo qeverie” për të rimarrë kontrollin e “çdo pëllëmbë të territorit të saj”.
Pas një varg të humbjeve të mëdha në Irak dhe Siri, dy fortesat kryesore të xhihadistëve që janë Mosuli dhe Raqa, janë nën sulm nga forcat e mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Ai gjithashtu ka mohuar kategorikisht që qeveria e tij praktikon torturën dhe përsëriti mohimin e akuzave të bëra nga Amnesty International për ekzekutimet mizore në një burg afër Damaskut./Arbresh.info
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...