Presidenti sirian, Bashar al-Assad është filmuar nga mediat ruse duke vozitur nëpër zonat e çliruara kohët e fundit në periferi të Damaskut, në Ghoutan lindore.
Përderisa voziste një Honda Civic nëpër rrugë, Assad shpjegonte se ku gjendej, transmeton portali arbresh.info
Forcat siriane kanë rimarrë në kontrollë zonën në fillim të muajit mars.
“Ky qytet është shumë i fortifikuar dhe konsiderohej një vijë e avancuar drejt anës lindore të Ghoutas. U desh disa ditë për ta çliruar, por humbja e terroristëve ishte e madhe”, tha ai.
Përderisa trupat siriane dhe ruse kanë marrë në kontrollë mbi 80 përqind të Ghoutas lindore, pjesët në periferi të Damaskut vazhdojnë të mbeten nën kontrollin e grupeve të armatosura xhihadiste./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=_YNXmwITEb4
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...