Kanë kaluar gjashtë muaj që kur prona e Bel-Air në pronësi të vëllait të Osama bin Ladenit, Ibrahim bin Laden, është vënë në shitje për 28 milionë dollarë.
Deri me tani, përkundër vendndodhjes një këmbë larg nga hoteli i famshëm Bel-Air, askush nuk e do atë pronë, transmeton portal arbresh.info
Rezidenca e braktisur me shtatë dhoma gjumi dhe pesë banjo ka ulur çmimin prej 2 milionë dollarësh javën e kaluar më 26 janar.
E vendosur në mbi dy hektarë tokë, prona tani kushton 26 milionë dollarë.
Ibrahimi, i cili e ka pasur pronën për gati dy dekada, që nga viti 1983, e braktisi shtëpinë pas sulmeve të 11 shtatorit.
Me një sipërfaqe prej mbi 7,100 metrash katrorë, ai ka jetuar aty me ish-gruan e tij, Christine Hartunian Sinaly, një socialiste në Los Angeles, me të cilën ka një vajzë.
Pas sulmeve të 11 shtatorit, Ibrahimi, i cili në atë kohë ishte me pushime jashtë vendit, nuk u kthye më kurrë në SHBA.
Page Six shkruan në vitin 2010, Ibrahimi kishte dhënë pronën me qira për t’u xhiruar filma pornografikë./arbresh.info/

Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...