Artisti sirian nga Idlibi, Aziz Esmer, në muret e një shtëpie të shndërruar në rrënojë nga sulmet e regjimit të Asadit, vizatoi portretin e futbollistit argjentinas Diego Armando Maradona i cili ndërroi jetë pas një sulmi në zemër, raporton Anadolu Agency (AA).
Artisti 36-vjeçar Esmer që jeton në rajonin Binnish të Idlibit, famën e tij e ka fituar duke vizatuar tema të ngjarjeve në Siri dhe në botë në muret e ndërtesave të shkatërruara në bombardimet e regjimit të Asadit.
Së fundmi Esmer vizatoi në muret e shembura të Idlibit portretin e futbollistit të famshëm botëror, Maradona.
Në një deklaratë për AA, Esmer tha se Maradonën e ka ndjekur nga afër kryesisht në periudhën kur luante futboll.
“Ata që e duan Maradonën, do ta mbajnë fotografinë e tij në zemrat e tyre. Edhe ne si popull i Idlibit fotografinë e Maradonës e vizatuam në muret e shembura nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij. Shtëpitë e qytetarëve të Idlibit që e duan Maradonën janë shndërruar në rrënoja. Edhe ne shprehëm dëshirën për t’ia treguar këtë botës”, tha Esmer.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore