Artisti sirian Abdalla Al Omari, përmes artit të tij ka ‘goditur’ liderët botëror duke i paraqitur ata pa pushtet dhe duke i shndërruar në njerëz të varfër.
Përmes pikturave të tij, artisti sirian ka vendosur që t’i portretizojë në këtë gjendje liderët botëror më me ndikim si presidentin Trump, atë rus Putin, ish-presidentin Obama, Basar Al Asad e të tjerë, shkruan AktivPress.
Omar ka theksuar se ka ardhur koha që mediat dhe njerëzit, madje edhe liderët të bëjnë më shumë për popullin sirian dhe të merren me historitë individuale të secili refugjat dhe banorë sirian për padrejtësitë që po u shkaktohen.
Si ka shtuar se këtë e ka bërë si një formë hakmarrje të ëmbël, por përmes artit ndaj të gjithë liderëve botëror.
“Dëshiroja t’i paraqisja ata në mënyrën se si është të jesh në vendin tonë”, ka shtuar artisit i shpërngulur nga Siria.
Në videon e mëposhtme mund të shihni mesazhin domethënës që artisti nga Siria ka arritur të përçojë përmes artit të tij./AktivPress
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...