Grupi palestinez Xhihadi Islamik thotë se një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti me Izraelin është rënë dakord pasi sulmet ajrore vranë të paktën 34 njerëz në Gaza.
Armëpushimi ishte në fuqi nga ora 5:30 e mëngjesit me kohën lokale (03:30 GMT), tha zëdhënësi i grupit, Musab al-Braim, për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shënuar rreth 48 orë që kur Izraeli ndezi shkëmbimin e zjarrit duke vrarë komandantin më të lartë të Gazës në një sulm ajror, duke e konsideruar atë një kërcënim të menjëhershëm.
Ministria e shëndetësisë në Gaza tha se numri i vdekjeve në dy ditë të sulmeve ajrore izraelite ishte rritur në 34, përfshirë tetë anëtarë të familjes Abu Malhous, transmeton portali arbresh.info.
Të paktën 63 izraelitë morën trajtim për lëndime në sulmet me raketa të shkrepura nga Gaza.
Një zyrtar i lartë egjiptian i tha agjencisë së lajmeve AFP se vendi i tij kishte ndërmarrë përpjekje për t’i dhënë fund dy ditëve të luftimeve që panë që Izraeli të bombardonte dhjetëra shtëpi dhe ferma në enklavën e rrethuar Palestineze.
Sipas një zyrtari të Xhihadit Islamik, marrëveshja përcakton që fraksionet palestineze duhet të sigurojnë një kthim të qetësisë në Gaza dhe “ruajtjen e paqes” gjatë demonstratave, ndërsa Izraeli duhet të ndalojë armiqësitë dhe “të sigurojë armëpushim” gjatë demonstratave nga palestinezët./arbresh.info/
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...