Presidenti amerikan, Donald Trump shpreson që vrasësi i Charlie Kirk të dënohet me vdekje.
Trump, i cili njoftoi gjatë një interviste në “Fox & Friends” se autoritetet kanë një të dyshuar në paraburgim, e cilësoi Kirk-un “personin më të mirë”, ndërsa kritikoi ashpër autorin e të shtënave, të cilin zbatimi i ligjit nuk e ka identifikuar ende.
“Epo, shpresoj — ai do të shpallet fajtor, mendoj — dhe shpresoj që të marrë dënimin me vdekje”, tha Trump. “Çfarë bëri, Charlie Kirk, ai ishte personi më i mirë, ai nuk e meritonte këtë. Ai punoi aq shumë dhe aq mirë, sa të gjithë e pëlqyen.”, theksoi Trump.
Më vonë gjatë intervistës, ai shtoi se Guvernatori i Utah-ut, Spencer Cox, ka sinjalizuar se do të kërkojë dënimin për personin që qëlloi Kirk-un.
“Në Utah, ata kanë dënimin me vdekje dhe atje keni një guvernator shumë të mirë. Guvernatori, e kam njohur, guvernatori është shumë i vendosur për dënimin me vdekje në këtë rast.”, deklaroi presidenti./abcnews.al
Berisha i AAK-së: Jemi në një situatë të rëndë sa i përket s...
Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje
Tchouaméni: Më e rëndësishmja nuk është gjendja ime, por fit...
Kryesia e GUXO në Deçan largohet nga subjekti pas moskandidi...
Tahiri: Kosova në situatën më të rëndë pas pavarësisë, ekono...
Enrique: Dallimi i vetëm ishte që ne shënuam tre gola më shu...