Katër shqiptarë të cilët ndodheshin në kërkim nga autoritetet britanike janë arrestuar së fundmi në shtete të ndryshme të BE-së.
Bëhet fjalë për në Itali, Gjermani dhe Belgjikë.
Ndalimi i tyre është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike nga autoritetet angleze.
Gazetari Besar Bajraktaraj mëson se në Itali janë ndaluar dy shqiptarët me inicialet M.H dhe L.V.
Shqiptari tjetër me inicialet K.M është arrestuar në një prej aeroporteve të Gjermanisë, në përpjekje për të udhëtuar drejt një tjetër shteti të Bashkimit Evropian.
Ndërsa në Belgjikë u ndalua i katërti i grupit, më inicialet A.B.
Sipas gazetarit, këta persona dyshohet së në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë patur rol aktiv në trafikun e drogës mes Anglisë dhe vendeve të BE-së.
Ndalimi i tyre vjen në një kohë kur Britania e Madhe ka shtuar perpjekjet për të ndëshkuar personat e implikuar në trafikun e lëndëve narkotike, duke i ndjekur edhe jashtë vendit, jo vetëm në vendet e BE-së, por edhe në Shqipëri./tvklan.al
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike