Policia turke arrestoi 97 studentë të Universitetit Boğaziçi në Stamboll, pas protestave kundër pranisë së një predikuesi mysliman me pikëpamje të debatueshme në një konferencë të organizuar në ambientet e universitetit.
Studentët protestuan kundër Nurettin Yıldız, një figurë fetare e njohur në Turqi për deklaratat e tij kontraverse, përfshirë mbështetjen për martesat në moshë të hershme. Konferenca ku ai mori pjesë ishte organizuar nga një klub studentor brenda universitetit.
Sipas deklaratës së Guvernatorit të Stambollit, Davut Gül, policia ndërhyri kur protestuesit u përpoqën të kalonin kordonin e sigurisë brenda kampusit. Gjatë përplasjes, 13 oficerë policie u plagosën, pasi ranë në një gropë ndërtimi rreth pesë metra të thellë në zonën e kampusit.
Universiteti Boğaziçi ka qenë një pikë e nxehtë e protestave studentore dhe akademike vitet e fundit, veçanërisht pas emërimeve të kontestuara të drejtuesve të tij nga ana e qeverisë. Studentët dhe pedagogët e kanë akuzuar qeverinë për ndërhyrje politike në autonominë universitare.
Protestat në kampus janë intensifikuar veçanërisht pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, një nga kundërshtarët kryesorë politikë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Studentët shihen gjithnjë e më shumë si zë kritik ndaj zhvillimeve politike në vend./abcnews.al
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...