Iraku ka kapur 5 komandantë të Shtetit Islamik pasi shërbimet e tij të Inteligjencës i shtynë ata të kalonin kufirin nga Siria fqinje.
Zyrtarët irakianë i përshkruajnë ata si disa prej liderëve më të shumë kërkuar të ISIS. Ata janë identifikuar si Saddam al-Jammel, Mohamed al-Qadeer, Ismail al-Eithawi, Omar al-Karbouli dhe Essam al-Zawbai dhe u shfaqën para kamerave në uniformat e të burgosurve.
The “New York Times” raportoi se grupi ishte kapur si pjesë e një operacioni të kryer në koordinim me inteligjencën amerikane. Ndërkohë, lajmi është konfirmuar edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump me anë të një postimi në “Twitter”.
Kryeministri irakian, Haider al Abadi, tha muajin e kaluar se ai do të merrte të gjitha masat e nevojshme kundër militantëve në Siri. Forca ajrore irakiane ka kryer disa sulme ajrore që nga viti i kaluar, kundër pozicioneve të ISIS në territorin sirian.
Abadi shpalli fitoren përfundimtare dhjetorin e shkuar, mbi grupin që kish futur nën kontroll një të tretën e Irakut në 2014.
Por, militantët vazhdojnë të përbëjnë rrezik përgjatë kufirit me Sirinë dhe kanë vijuar të kryejnë sulme, vrasje dhe shpërthime në Irak. Ndërkohë, në vend mbeten ende edhe rreth 5 mijë trupa amerikane të angazhuara me trajnimin e ushtrisë së vendit./tch/
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj