Izraeli ka miratuar planet për zgjerimin e luftimeve në Gaza, për të cilat do të jetë e nevojshme angazhimi i dhjetëra mijëra rezervistësh.
Këtë miratim e ka dhënë sonte kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë konsultimeve të sigurisë.
Raportet tregojnë se operacioni i zgjeruar do të jetë i kufizuar në natyrë dhe nuk do të përfshijë pushtimin e pjesëve të mëdha të Gazës.
Pritet që kabineti të mblidhet të dielën në mënyrë që ministrat të mund të miratojnë planet.
Sipas “Jerusalem Post“, Izraeli nuk planifikon një manovër të plotë me shpresën për të arritur një marrëveshje tjetër për pengjet, konkretisht për 59 prej tyre.
Vendimi i sonte erdhi pas një deklarate nga zyra e kryeministrit izraelit, e cila mohoi raportet se kishin hequr dorë nga kushtet e marrëveshjes së propozuar.
Kushtet, sipas raporteve arabe, kishin të bënin me praninë e IDF-së (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit) në Gaza gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...