Armenia dhe Azerbajxhani kanë arritur marrëveshje për armëpushim duke filluar nga e shtuna me qëllim që të shkëmbehen të burgosurit dhe trupat e të vrarëve gjatë konfliktit që filloi më 27 shtator. Lajmin e bëri të ditur kryediplomati rus, Sergei Lavrov.
Bisedimet mes dy palëve u zhvilluan në Moskë dhe ishin kontakti i parë diplomatik mes Armenisë dhe Azerbajxhanit që nga fillimi i konfliktit muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë qindra njerëz. Armëpushimi do të hyjë në fuqi në orën 12 sipas kohës lokale, shkruan The Guardian.
Ministri i Jashtëm rus, i cili ndërmjetësoi në këto bisedime, tha se armëpushimi u arrit pas dhjetë orë negociatash me homologët e tij nga Azerbajxhani dhe Armenia. Ai gjithashtu njoftoi se të dyja vendet u pajtuan që t’i fillojnë bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate për konfliktin që në të vërtetë ka nisur nga vitet e nëntëdhjeta.
Ministri i Jashtëm i Armenisë, Zohrab Mnatsakanyan, dhe homologu i tij nga Azerbajxhani, Jeyhun Bayramov, nuk folën para gazetarëve.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...