Shumica e atyre që po mbahen në paraburgim për akuza korrupsioni në Arabinë Saudite kanë rënë dakord me vendimet e autoriteteve në shkëmbim të faljes, ka deklaruar prokurori i përgjithshëm.
Gjatë muajit të kaluar mbi akuzat për afera korruptuese janë burgosur princa, ministra dhe biznesmenë të njohur, shkruan BBC , transmeton portali arbresh.info
Në një deklaratë thuhet se 320 persona janë marrë në pyetje, ndërsa 159 ndodhen në paraburgim.
Ata kanë mohuar akuzat dhe kanë refuzuar të përballen me ndjekjen penale.
Emrat e atyre që ndodhen në paraburgim ende nuk janë bërë të njohur, por javën e kaluar Princi Miteb bin Abdullah, i cili dikur shihej si kandidat i fronit, është liruar pas pajtimit për një “vendim të pranueshëm” me autoritetet që ishte në vlerë prej më shumë se 1 miliardë dollarësh.
Natyra e akuzave gjithashtu mbetet e paqartë, por deklarata e avokatit të përgjithshëm ka thënë se janë ndjekur “procedurat e aplikuara ndërkombtarisht”.
Të arrestuarit janë mbajtur në një hotel luksoz në kryeqytetin Riyadh.
Shumë sauditë e kanë mirëpritur masën për luftën kundër korrupsionit me shpresën se disa nga pasuritë e naftës së kombit të tyre do të rishpërndaheshin në popull./arbresh.info/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...