Arabia Saudite ka dëbuar pothuajse 40 mijë punëtorë emigrant nga Pakistani gjatë katër muajve të fundit, raportojnë mediat lokale.
Mbi 39 mijë njerëz janë dëbuar nga tetori i vitit 2016 mbi shkeljet e vizave dhe për shqetësimin rreth sigurisë, shkruajnë mediat, duke cituar zyrtarë anonimë të Ministrisë së Brendshme, transmeton portali arbresh.info.
Sipas tyre, disa nga të dëbuarit janë të përfshirë në trafikun e drogës, falsifikim dhe vjedhje, ndërsa një numër tjetër janë deportuar mbi dyshimet se kanë lidhje me ISIS-in dhe grupet tjera ekstremiste.
Statistikat zyrtare kanë bërë të ditur se mes viteve 2012-2015 janë dëbuar rreth 243,000 pakistanezë.
Sipas një raporti të publikuar në vitin 2014 nga European University Institute rreth 900,000 pakistanezë kanë qenë të punësuar në Arabinë Saudite dhe shumica e tyre janë paguar me paga shumë të ulta.
Disa politikanë të njohur saudite, duke përfshirë Abdullah Al-Sadoun, kryetar i komitetit të sigurisë të Këshillit Shura të vendit, kanë bërë thirrje për rritjen e masave rreth pakistanezëve që duan të hyjnë në vend./Arbresh.info
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë