Addison Lee, kompania më e madhe e taksive në Londër, ofron 5,000 paund (rreth 6,000 euro) për katër javë pune në një përpjekje për të tërhequr shoferët.
Paga e garantuar është e vlefshme vetëm për muajin e parë dhe kërkon që shoferët të bëjnë të paktën 140 udhëtime, tha kompania. Paketa përfshin, ndër të tjera, leje me pagesë.
Brexit ka krijuar boshllëqe serioze në tregun e punës në Britaninë e Madhe, në fushën e transportit kanë marrë goditje të veçantë. Mungesa e shoferëve të kamionëve ka çuar në një rritje të mprehtë të çmimeve të karburantit.
Qeveria britanike ka vendosur të ofrojë një vizë të përkohshme për kasapët profesionistë, ndërsa po mendon të bëjë të njëjtën gjë edhe në sektorë të tjerë.
Siç transmeton Bloomberg, Addison Lee dëshiron të punësojë 1000 shoferë, pasi kërkesa për udhëtime u rrit me 40% nga gushti në shtator. Kompania pret që kërkesa të vazhdojë të rritet deri në Krishtlindje.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...