Një sondazh i kryer në Britani të Madhe ka gjetur se publiku anglez dëshiron që djali i Prince Charles, Prince Uilliam të bëhet mbreti i ardhshëm në vend.
Në sondazhin e kryer nga Deltapoll për The Mirror, 1,590 të anketuar u intervistuan midis 31 marsit dhe 1 prillit, duke dhënë pikëpamjen e tyre mbi të ardhmen e monarkisë, me disa rezultate interesante, transmeton portal arbresh.info
Rreth 47% e të të anketurve thanë se dëshironin që Duka i Cambridge të bëhet mbreti i ardhshëm, ndërsa vetëm 27% kanë favorizuar babanë e tij, Prince Charles.

Dhe kur u pyetën kush duhet të bëhet monark kur Mbretëresha të largohet nga froni, 18 përqind e njerëzve thanë se nuk duhet të kishte mbret dhe se Britania nuk duhet të kishte më monarki.
Ndërkohë, sondazhi zbuloi se persona nga 18 deri në 24-vjeçarë do të preferonin Princin Harry të ishte mbreti i ardhshëm, duke mundur vëllain e tij me një përqind.
Mbretëresha do të mbushë 95 vjeç në 21 prill dhe pozicioni i saj si monark në fuqi u vendos për shqyrtim në sondazh.
Vetëm 40 përqind e të anketuarve besojnë se Mbretëresha duhet të vazhdojë të mbajë pozicionin e saj deri në ditën e vdekjes./arbresh.info/
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...