Senati amerikan, me shumicë dërrmuese votash votoi pro pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Me 91 vota për dhe një kundër, ShBA-të i dhanë dritën jeshile liderëve në Helsinki dhe Stokholm të cilët pritet që këtë pranverë t’i bashkohen aleancës, si përgjigje ndaj fushatës agresive ndërkufitare të Rusisë, shkruan Washington Post, transmeton Klankosova.tv.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Charles Schumer e quajti votimin “një sinjal për Rusinë”.
Pranimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, i cili ende duhet të finalizohet nga disa vende të tjera anëtare, do të rriste asetet ushtarake të aleancës, veçanërisht pasi arsenalet e konsiderueshme të artilerisë, avionëve luftarakë dhe armëve detare të dy vendeve janë tashmë të pajtueshme me sistemet e NATO-s.
Sipas nenit 10 të kartës së NATO-s, vende të tjera evropiane mund t’i bashkohen aleancës “me marrëveshje unanime.”
Shtatë vendet që ende nuk kanë ratifikuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës përfshijnë disa ku kundërshtimi mund të përbëjë një pengesë, si Hungaria dhe Turqia.
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...