Forca Ajrore e SHBA dërgoi dronë MQ-9 Reaper dhe dhjetëra avionë në bazën ajrore 71 Campia Turzii në Rumaninë veriperëndimore për të kryer misione të inteligjencës, vëzhgimit dhe zbulimit në mbështetje për operacionet e NATO-s, njoftoi një sajt i mbrojtjes i SHBA.
“Pozicionimi i dronëve MQ-9 në këtë vend kyç strategjik siguron aleatët dhe partnerët tanë, ndërsa u dërgon një mesazh kundërshtarëve tanë, se ne mund t’i përgjigjemi shpejt çdo kërcënimi që shfaqet,” tha gjenerali Jeff Harrigian, komandanti i Forcave Ajrore të SHBA në Evropë dhe në Afrikë.
Dislokimi ishte plotësisht i koordinuar me qeverinë rumune. Shtetet e Bashkuara dhe Rumania mbajnë marrëdhënie të ngushta ushtarake si aleatë të NATO-s dhe bashkëpunojnë për një numër çështjesh të sigurisë rajonale.
Rumania, historikisht pro-amerikane, i sheh Shtetet e Bashkuara si një garantuese e stabilitetit dhe demokracisë në rajon përballë një Rusie gjithnjë e më armiqësore.
Rusia është shqetësuar thellë për dislokimin e dronëve spiun afër kufirit të saj./zyrtare/
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt