Bregu Lindor i Amerikës Veriore është duke përjetuar një mot me ngrica.
Në disa pjesë të SHBA-ve dhe Kanadasë, janë shënuar temperatuar të ulta që kanë arritur deri në -30C, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Në Kanada, erërat e forta kanë lënë pa energji elektrike dhjetëra mijëra banorë në Nova Scotia.

Sipas raporteve të mediave amerikane, për shkak të motit ekstrem deri me tani kanë humbur jetën 19 persona në SHBA dhe dy në Kanada.

Katër vdekje u raportuan në aksidentet e trafikut në Karolinën Veriore dhe Jugore. Viktimat pati edhe në Wisconsin, Kentucky dhe Teksas.

Koas për shkak të motit është raportuar edhe në aeroportin JFK të Nju Jorkut./arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...