Amazona regjistroi 13 489 vatra zjarri në gjysmën e parë të vitit, shifra më e keqe në 20 vjet, sipas të dhënave satelitore. Totali ishte më shumë se 61% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një rritje që ekspertët thonë se është rezultat i një thatësire historike që goditi pyllin më të madh tropikal në botë.
Të dhënat përbëjnë një lajm të vështirë për qeverinë e Presidentit brazilian, Lula da Silva, që po përballet edhe me sipërfaqe të tëra të shpyllëzuara. Lula është zotuar të ndalojë këtë fenomen të paligjshëm në Amazonë, deri në vitin 2030.
Ekspertët sakaq kanë paralajmëruar se rajone të veçanta po vuajnë mungesën e reshjeve prej kohësh, çka ka shkaktuar që bimësia të jetë më e thatë dhe me e ndjeshme ndaj zjarreve.
Po ashtu, ata janë të shqetësuar se përveç zjarreve spontane të shkaktuara nga rrethana natyrore, si p.sh. temperaturat e larta ose rrufetë, janë shtuar edhe vatrat e zjarreve të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor./abcnews.al
Vizita te Thaçi në Hagë, Krasniqi: Ai mbetet i palëkundur dh...
I plagosuri në Istog dërgohet në QKUK, Policia jep detaje
Haradinaj: Rryma e shtrenjtë po i dëmton bizneset, pa kushte...
Avokati i Popullit kontakton me homologun izraelit, kërkon g...
Haxhiu: Rrugët nuk janë vetëm asfalt, ato janë lidhje midis ...
FSK stërvitje në zonën e Liqenit të Badocit, Komuna del me n...