Firma shtetërore e naftës dhe gazit algjeriane është gati të furnizojë BE-në me gaz shtesë nga teprica e saj, ka thënë shefi i kompanisë.
Komentet e tij kanë ardhur për shkak të rënies së furnizimit me gaz që vjen si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info
Drejtori i Sonatrach, Toufik Hakkar tha se kapaciteti i paplotësuar në tubacionin Transmed që lidh Algjerinë me Italinë mund të përdoret për të rritur furnizimin.
Gazi algjerian përbën rreth 11% të importeve të gazit në Europë.
SHBA ka kontaktuar me Alegjerinë dhe vendet tjera alternative të furnizimit me gaz në rast se pushtimi rus do të çonte në furnizime të ulëta në Europë./arbresh.info/
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...