Aktivistët sirianë thonë se që nga mesi i nëntorit forcat qeveritare kanë arrestuar 6000 burra dhe djem të rinjë të cilët janë përpjekur të largohen nga sulmet ajrore në Alepon lindore.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke cituar burimet brenda sigurisë siriane kanë thënë se të burgosurit janë duke u dërguar në shërbim ushtarak, transmeton arbresh.info.
Observatori ka shtuar se të burgosurve u është kërkuar të kryejnë shërmbimin ushtarak. Gjithashtu, është theksuar se zyrtarët janë në kërkim të njerëzve që kanë luftuar përkrah rebelëve.
Sot një zyrtar i rebelëve sirianë ka njoftuar se një armëpushim mes forcave qeveritare dhe kryengritësve në Aleppo është arritur dhe pritet të zbatohet në orët e vona të së martës pas bisedimeve mes rebelëve dhe aleatit të Damaskut, Rusisë, ndërkë një tjetër burim i rebelëve tha se marrëveshja është arritur dhe pritet evakuimi i civilëve dhe rebelëve./Arbresh.info
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...